FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Kryen testet mjekësore, Juventusi transferon këtë sulmues

Sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Torino për t’i nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Juventusin.

“Zonja e Vjetër” për të marrë shërbimet e sulmuesit çek do të derdhë në arkat e Sampdorias plot 30 milionë euro, shkruan “Football-Italia”.

“Patrick Schick aktualisht po kalon një provim rutinë mjekësor përpara një transferimi drejt Juventusit. Nënshkrimi zyrtar pritet të kryhet gjatë mesditës”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrik Schick ka një klauzolë lirimi me vlerë 25 milionë euro por Juventusi zgjodhi të paguajë më shumë në këmbim të lejimit të ndarjes së pagesave gjatë tre viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që në sezonin e tij të parë në Serie A, Schick shënoi 11 gola.

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?