Zyrtare/ Kukësi prezanton dy afrimet nga Luftëtari

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka prezantuar afrimin e dy futbollistëve më të rinj te skuadra verilindore.

Bëhet fjalë për dy futbollistë që vijnë nga Luftëtari i Gjirokastrës, sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe fantazisti Eduart Rroca, të cilët sot kanë nënshkruar kontratën e tyre me Kukësin.

Të dy futbollistët kanë qenë protagonistë te skuadra gjirokastrite dhe tashmë janë gati të japin kontributin e tyre te Kukësi, për të rikthyer skuadrën verilindore te titulli kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me firmën e sotme mbi kontratë, merr fund edhe telenovela Shkurtaj, pasi sulmuesi vlonjat kishte pasur oferta edhe nga skuadra si Teuta e Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën në Antalya, aty ku Kukësi do të kryejë fazën përgatitore të dimrit dhe do të luajë edhe dy ndeshje miqësore, përballë Basaksehirit dhe Rostovit.

Fotografia e F.K Kukësi Albania

Fotografia e F.K Kukësi Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?