FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Lojtarët pranojnë uljen e rrogave, Barcelona kursen 122 milionë euro

Barcelona nuk po kalon një situatë të mirë financiare. Pandemia ka shkaktuar një krizë ekonomike te klubi katalanas dhe zgjidhja e vetme është ulja e rrogave të futbollistëve.

Diçka e tillë ka ndodhur, lojtarët kanë pranuar kërkesën e drejtuesve dhe gjithçka është zyrtare. Barcelona bën të ditur se do të ketë një reduktim prej 122 milion eurosh.

Leo Messi me shokë kanë pranuar të sakrifikojnë, teksa shuma e kursyer i jep një frymëmarrje ekonomike klubit të njohur iberik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, shumë e bonuseve prej 50 milion eurosh që ishte parashikuar për futbollistët, është shtyrë të jepet brenda tre viteve të ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?