FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Manchester City heq dorë nga Superliga Europiane, reagon Ceferin

Tashmë është zyrtare! Manchester City ka hequr dorë nga planet për të krijuar një Superligë Europe, kompeticion shumë i kontestuar nga të gjithë në ditët e fundit.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi anglez përmes një komunikate zyrtare për mediet, ku njofton se kanë nisur procedurat për largimin si klub themelues i Superligës europiane.

“Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi i zhvillimit të Superligës Europiane”, shkruhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Direkt pas kësaj reagoi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që u shpreh: “Jam i kënaqur që mirëpres Manchester City sërish në familjen europiane të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kanë treguar inteligjencë të madhe. City është një pasuri e vërtetë për futbollin dhe unë jam i kënaqur që do punoj me ta për një të ardhme më të mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?