ZYRTARE/ Merr fund dilema. Dybala zyrtarizon të ardhmen

Juventusi ka konfirmuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Paulo Dybalan deri në vitin 2022. Pas fitores spektakolare ndaj Barcelonës “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshjen me një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane.

 “Juventus Football Club ka kënaqësinë që të bëjë publike rinovimin me Paulo Dybalan deri më 30 qershor 2022, një rrugëtim që ka filluar në vitin 2015. Juventusi është duke menduar në të ardhmen dhe këtë do ta bëjë duke u mbështetur te La Joya edhe për katër vite më shumë në kontratë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Po ashtu është bërë zyrtare që Juventusi do t’i paguajë Palmeros edhe 8 milionë euro tjera, ndërsa Dybala do të ketë një pagë prej 7 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?