Zyrtare, Milani rinovon kontratën me portierin deri në vitin 2018

Milani e ka konfirmuar rinovimin me portierin e njohur Marco Storari deri në vitin 2018. Portieri që në janar i mbush 41 vjeç u bashkua në dimër nga Cagliari. Ai ka qenë pjesë e Juventusit për disa vite, ndërsa tani është zëvendësues i Gianluigi Donnarummas.

AC Milan u njofton se e ka vazhduar kontratën me Marco Storarin deri në qershor të vitit 2018. Pasi erdhi nga Cagliari në dimër ai nuk kishte shumë hapësira, por është shumë i rëndësishëm që t’i ndihmojë në rritjen e tyre Donnarumman, Alessandro Plizzarin dhe Alessandro Guarnonen”, thuhet në komunikatën e klubit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?