Zyrtare, Olympiakos prezanton Besnik Hasin si trajner

Mungonte vetëm zyrtarizimi, që erdhi i përpiktë nëpërmjet kanaleve zyrtare të Olympiakosit. Klubi nga Pireu prezantoi Besnik Hasi-n si trajnerin e ri të skuadrës, me të cilin synon të vijojë dominimi në futbollin grek, por edhe ti japë skuadrës lavdi në kupat e Europës. Tekniku shqiptar dhe drejtori i ri sportiv, Ousigios u prezantuan nga zv.presidenti i skuadrës, Vrentzos, me ish-kapitenin e Kombëtares që nuk e fshehu ngazëllimin për besimin e dhënë nga klubi i Olympiakosit.

Besnik Hasi

Bisedimet nisën javën e kaluar dhe sapo formalizuam marrëveshjen. Jam i lumtur që u emërova te Olympiakos. Kam ardhur këtu kur drejtoja Anderlechtin dhe e njoh atmosferën. Në atë rast lojtarët e mi u trembën. Jam i nderuar që kam besimin e presidentit drejt një objektivi të rëndësishëm, siç është kualifikimi në grupet e Champions. Kjo është arsyeja përse më zgjodhën. Kam eksperiencën e duhur si lojtar e trajner dhe do t’ia arrij qëllimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë prezantimit, 45-vjeçari nga Gjakova u shpreh se e njeh skuadrën dhe lojtarët, ndërsa në punën me bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve edhe Darko Kovaçeviç do të përqendrohen edhe te promovimi i talentëve të Akademisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besnik Hasi

Synimi është të ndërtojmë një skuadër agresive, që praktikon futboll të bukur dhe ti japim mundësi të gjithë lojtarëve, duke përfshirë edhe talentët e rinj. Futbolli sulmues dhe dominimi në fushë janë pjesë e filozofisë time. Na duhet të gjejmë sa më shpejt lojtarët e duhur, edhe pse në futbollin modern nuk është e thjeshtë. Ndeshjen e parë në kupat e Europës e luajmë më 26 ose 27 Korrik dhe deri atëherë do të jemi gati.

Olympiakosi është skuadra e tretë në karrierën e Besnik Hasit si trajner, pas belgëve të Anderlechtit dhe polakëve të Legia Varshavë. Sipas kontratës 2-vjeçare në Pire, gjakovari do të përfitojë pagë rreth 1,2 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe një klauzolë rinovimi nëse rezultatet do të jenë të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?