ZYRTARE/ Pas 15 vitesh Joachim Low mbyll aventurën me Gjermaninë

Tashmë është zyrtare. Joachim Low nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas Kampionatit Europian. Lajmin e bën të ditur vetë Federata Gjermane.

Low do të jetë në krye të kombëtares së “Panzerave” deri pas Europianit, që përfundon në muajin korrik dhe më pas Gjermania do duhet të gjejë një tjetër trajner.

Joachim mbyll një epokë ta lavdishme në krye të Gjermanisë, e cila u kurorëzua me triumfin në Kupën e Botës së vitit 2014. Ai qëndroi plot 15 vitesh në krye të kombëtares së njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?