ZYRTARE/ Prishtina rikthehet te titulli kampion në Kosovë pas 8 vitesh

Prishtina fiton matematikisht titullin kampion në Kosovë për herë të 11-të në histori. Skuadra bardhekaltër mbylli llogaritë një javë para fundit falë fitores 1-2 në fushën e Gjilanit (shënuan në pjesën e parë Mici me penallti dhe Zyba, ndërsa golin e gjilanasve e realizoi në fraksionin e dytë Arbër Çyrbja.

Diferenca me Dritën ndjekëse (fitoi 0-1 me Drenicën) mbetet pesë pikë (78/73). Bardhekaltrit rikthehen te titulli kampion pas plot tetë vitesh. Vendi i dytë do të përcaktohet në javën e fundit, pasi edhe Ballkani triumfoi 4-3 ndaj Trepçës ’89, që do të thotë se diferenca me Dritën mbetet dy pikë.

May be an image of 11 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?