FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Rikthehen tifozët në Premier League, ja sa do lejohen

Tashmë është marrë vendimi final për hapjen e stadiumit në Angli për dy javët e fundit të kampionatit, teksa kapaciteti i lejuar do të jetë 10 mijë tifozë.

Gjithashtu është zbuluar se të pranishëm do të jenë vetëm tifozët vendas dhe jo të ardhur, për të shmangur lëvizjet masive për shkak të Covid-19. Java e 37-të dhe e 38-të të projektuara për tu luajtur në datat 18-19 maj dhe 23 maj do të luhen në prani të tifozëve.

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguria e tifozëve është e një rëndësie të madhe. Klubet kanë projekte të sigurimit të mjediseve nga COVID-19 dhe kanë plane operative të gatshme për të mirëpritur mbështetësit përsëri në stadiumet e tyre”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Federatës Angleze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?