ZYRTARE/ Roma shkarkon Fonseca-n, në fund të sezonit do të emërohet Sarri
Paulo Fonseca në fundin e sezonit nuk do të jetë më trajneri i Romës. Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e klubit verdhekuq të marrin vendimin drastik për t’i dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin portugez.
Humbja e thellë ndaj Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Europa League me shifrat 6-2 por edhe vetëm 5 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e fundit të Serie A që jo vetëm nxorën Romën nga gara për një vend në zonën Champions por i hoqën mundësinë për të marrë pjesë edhe në Europa League.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi i teknikut portugez te Roma por favorit kryesor sipas mediave italiane është Maurizio Sarri i cili është gati të rikthehet në stol pas një viti pushim pas largimit nga drejtimi i Juventusit
KOHA JONË SONDAZH

