FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Shqipëria njeh kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit ‘Francë 2018’

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i fazës kualifikuese të Kupës së Botës “Francë 2019” për femra. Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Armir Grima u pozicionua në Grupin 2 dhe do të ketë përballë rivalet e Zvicrës, Skocisë, Polonisë dhe Bjellorusisë.

Ky grup pritet të prodhojë sfida mjaft të vështira për vajzat kuqezi teksa dy prej kundërshtareve, Zvicra dhe Skocia, do të marrin pjesë gjatë kësaj vere në fazën finale të Kampionatit Europian 2017 në Holandë.

Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë të luhen në muajin shtator të këtij viti dhe do të vazhdojnë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm. Në fazën finale të Kupës së Botës do të kualifikohen skuadrat që do të renditen të parat në 7 grupet kualifikuese, si dhe fituesja e “play off”-it mes 4 më të mirave të renditura në vendet e dyta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në renditjen e ekipeve të vendeve të dyta nuk do të llogariten pikët e fituara ndaj skuadrave të renditura në vendet e fundit. Faza e “play off”-it do të luhet me dy raunde, gjysmëfinalet dhe finalja, përballje që do të zhvillohen me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja shqiptare e femrave u kualifikua për në fazën kualifikuese të Kupës së Botës “Francë 2019” pasi doli në vendin e parë në grupin paraeliminator ku kishte kundërshtare Greqinë, Maltën dhe Kosovën. / panorama sport

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?