ZYRTARE/ Tottenham shkarkon Jose Mourinhon pas rezultateve të dobëta
Jose Mourinho nuk është më nga sot trajner i Tottenhamit. Klubi londinez ka vendosur që ta shkarkojë portugezin pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, që kanë vënë në rrezik pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Në 86 ndeshje në krye të “Spursave”, strategu portugez mori 45 fitore, 17 barazime dhe 24 humbje. Tottenham ndërkohë gjendet në vendin e 7-të për momentin në Premier League me 50 pikë, 5 më pak se West Ham që mban vendin e katërt për momentin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

