ZYRTARE/ United bind kinezët dhe mban Ighalo deri në vitin 2021
Manchester United e ka gjetur zgjidhjen për sulmin, të paktën në fundin e këtij sezonit. Odion Ighalo u mor në huazim nga Shanghai Shenhua deri në fundin e këtij sezoni, që ishte parashikuar në 31 maj.
Koronavirusi prishi çdo plan, por “Djajtë e Kuq” kanë vepruar menjëherë duke zgjidhur situatën e lojtarit afrikan. United arritur një akord të ri me klubin kinez dhe Ighalo do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në 31 janar të vitit 2021.
30-vjeçari shënoi 4 gola në 8 ndeshje që është aktivizuar me skuadrën e Manchester United.