FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Van Dijk do të mungojë në Europian gjatë kësaj vere

Virgil Van Dijk nuk do jetë pjesë as e Europianit të kësaj vere me përfaqësuesen holandeze. Ndërhyrja e frikshme e portierit të Everton Jordan Pickford ende nuk është lënë pas nga gjiganti i prapavijës së Liverpoolit i cili për të zbritur sërish në fushë duhet të presë sezonin e ardhshëm. Objektivi i 29-vjeçarit ishte rikuperimi për “Euro 2020”, por, për fat të keq, nuk ia ka dalë dot.

“Fizikisht e ndjej që është vendimi më i mirë që të mos marr pjesë në Euro 2020. I gjithë fokusi im do të jetë të filloj fazën time të fundit të rikuperimit në fazën përgatitore me Liverpool, që të jem gati për sezonin e ri“, deklaroi holandezi.

Liverpooli e ka vuajtur shumë mungesën e Van Dijk në këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klopp që mbrojtjen e ka patur pikën më të dobët pa holandezin dhe me shumë gjasa do të mbetet jashtë Champions Leagues për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?