ZYRTARE/ Zbulohet kundërshtari i parë i Shqipërisë në miqësoret e qershorit

Shqipëria rikthehet në aksion gjatë muajit qershor me një tjetër përballje miqësore, duke rikthyer emocionet për tifozët kuqezi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për zhvillimin e një ndeshjeje ndaj Luksemburgu. Sfida do të luhet më 6 qershor, në orën 20:00, në Air Albania Stadium.

Ky takim pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke i dhënë mundësinë stafit teknik të provojë alternativa dhe të mbajë ekipin në formë për sfidat e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, burime nga federata bëjnë me dije se po punohet për organizimin e një tjetër miqësoreje gjatë së njëjtës periudhë, e cila do t’u japë tifozëve një tjetër mundësi për të ndjekur nga afër ekipin kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?