FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtarizohet lista e Skënderbeut, gjen “pronar” edhe numri 10 i Shkëmbit

UEFA ka publikuar sot edhe listën e lojtarëve që ka regjistruar klubi i Skënderbeut për turin e parë të Ligës së Europës, në dy ndeshjet kundër Sant Hulia të Andorrës. Sigurisht që në këtë listë ishin të gjithë prurjet e reja të merkatos, që u janë bashkuar korçarëve gjatë verës.

Por ajo që binte në sy më shumë ishte fakti se sipas numrave të përcaktuar nga korçarët në UEFA, në radhët e tyre do të kthehet numri 10. Kjo fanellë ishte lënë bosh që pas largimit të Bledi Shkëmbit nga Skënderbeu në fundin e edicionit 2015-2016. Ajo ka gjetur përsëri “zot”, pasi numrin 10 në këtë edicion do ta mbajë Donjet Shkodra.

Portierë

Swiss Digital Desktop Reklama

Orges Shehi (1), Mario Dajsinani (12), Aldo Teqja (95).

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtës

Gledi Mici (3), Bruno Lulaj (4), Bajram Jashanica (5), Tefik Osmani (19), Kristi Vangjeli (32), Marko Radas (33).

Mesfushorë

Enis Gavazaj (7), Bakari Nimaga (8), Leonit Abazi (11), Gjergj Muzaka (17), Bruno Dita (22), Afrim Taku (26), Liridon Latifi (27), Uerdi Mara (44), Sabien Lilaj (88), Nazmi Gripshi (97), Anteo Osmanllari (98).

Sulmues

Sebino Plaku (9), Donjet Shkodra (10), Goran Vujoviç (18), Reza Karimi Piraghum (77), Segun Adeni Xhejms (78)/panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?