Arrestohet 44­-vjeçari, kreu veprime të turpshme me 16-vjeçaren

Duket se nuk kanë të ndalur rastet e ngacmimeve seksuale dhe abuzimet me të miturat në vendin tonë. Rasti i radhës vjen nga Përmeti, ku pre veprave të turpshme ka rënë një 16­vjeçare me inicialet J.S.

Mbrëmjen e djeshme shtetasi Adriatik Gele, 44 vjeç, i ka bërë pritë të miturës duke tentuar më pas ta prekë në vendet intime.

Adoleshentja mundi të largohet nga vendngjarja dhe më pas zgjodhi të mos heshtë duke denoncuar 44­-vjeçarin në polici, çka bëri të mundur arrestimin e tij pak pas mesnate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet ndaj shtetasit të ndaluar iu referuan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?