Hyrje-daljet në Shqipëri, rritje të udhëtimeve nga Kosova e Zvicra
466.283 persona kanë hyrë gjatë muajit prill në territorin shqiptar, ndër to 241 mijë shtetas të huaj. Sipas INSTAT, rritja është ndjeshme në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur sapo kishte nisur pandemia, 18.5 herë më shumë. Gjatë 4 mujorit të parë, në vend kanë hyrë 754.796 persona nga Kosova dhe Zvicra.
Janë pothuajse përgjysmuar udhëtimet prej Anglisë dhe reduktuar me 4.4 herë ato prej Greqisë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s. Arsyeja kryesore e vizitave të të huajve në Shqipëri është ajo personale, e pasuar nga pushimet dhe biznesi.
Edhe lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit kanë shënuar rritje gjatë prillit, 12.7 herë më shumë se në të njëjtin muaj të 2020-s. Nga rreth 450 mijë shtetas që sipas INSTAT kanë dalë jashtë Shqipërisë në prill, më shumë se 230 mijë kanë qenë shqiptarë.
Krahasuar me numrin e shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë është më i vogël. Si ata që lenë vendin, dhe ata që vijnë kanë preferuar të udhëtojnë kryesisht në rrugë tokësore dhe shumë pak detare.
KOHA JONË SONDAZH

