Kuqezinjtë, 3 lojtarët e rinj të talentuar dhe seksi që shkëlqyen (FOTO)
Meqë ndeshja mbaroi, le të flasim pak për prurjet e reja shumë caliente që ka skuadra e Panucci-t. Të rinj, të talentuar dhe seksi: këta lojtarë janë paketë e plotë për t’u bërë yjet e ardhshëm të futbollit. U mungon vetëm të japin më të mirën në fushë.
Eros Grezda e nisi me këmbë të mbarë; gjatë ndeshjes së djeshme me Turqinë shënoi një gol për kokë të golit, që vulosi fitoren e Shqipërisë kundër Turqisë.
Grezda na doli të jetë kushëri me ish-kapitenin Lorik Cana, sepse ky i fundit e uroi duke shkruar:
“Bravo kushaaaa…”

Vërtet Cana s’luan më, por themi se Eros Grezda, që ka pamjen siç ka emrin, është i denjë për të mbushur boshllëkun që la largimi i një prej lojtarëve më seksi që ka patur ekipi ynë. Mesfushori i gjatë 1.80, i lindur në Gjakovë, është një talent: me Lokomotivën e Zagrebit, ku ka luajtur për 2 vite, ka shënuar 14 gola dhe dje, tregoi se është zgjedhja e duhur për kombëtaren.
Një tjetër lojtar relativisht i ri është edhe Frederik (Freddie) Veseli, i cili që kur hyri për herë të parë tek ekipi kombëtar i Shqipërisë na la gojëhapur. U trajnua me Zvicrën deri në nivelin U21, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në 2015-ën dhe që atëherë s’na e ka bërë akoma respektin me ndonjë gol.

Veseli ka luajtur me klube shumë të rëndësishme, si Manchester City dhe Manchester United, më pas Lugano e tani me Empolin, në rolin e mbrojtësit. E ndërsa presim të kapë rrjetën me top për herë të parë për kombëtaren, Veseli ka shënuar zemrat dhe mendjet tona.
Një emër fare i ri, blerje e Panucci-t, është Astrit Ajdareviç, i lindur në Prishtinë dhe i rritur në Suedi. Ajdareviç iu bashkua kombëtares sonë këtë vit dhe nuk e dimë përse, por kjo fytyrë na premton mrekullira.
Ka luajtur për ca kohë me Liverpool-in dhe më pas me Leicester City-n, ndërsa ka luajtur për kombëtaren e Suedisë të të gjitha niveleve deri në U23.
Dje, u fut për herë të parë në fushë kundër Turqisë dhe ndonëse s’ia doli të bëhej protagonist, si mund t’i shpëtonte syrit tonë të mprehtë?

KOHA JONË SONDAZH

