Surprizat e pakëndshme të motit, i nxehti përvëlues rikthehet sërish

Moti do të sjellë surpriza të këndshme këtë fundjavë, për të gjithë ata qytetarë që janë lodhur nga i nxehti i tmerrshëm i ditëve të fundit.

Sipas Meteoalb, dita e premte dhe fundjava do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të shpeshta.

Ndërkohë, ditëve përvëluese duket se nuk iu ka ardhur fundi, pasi java tjetër pritet të jetë sërish me temperatura ekstreme, duke rikthyer edhe njëherë të nxehtin afrikan në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Meteoalb:
Dita e premte si edhe fundjava PARAQITEN në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE rritje graduale në të dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjave nga 10⁰C mëngjesi deri në 35⁰C mesdita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?