Vrasja në Tiranë /Detaje të reja!Viktima u qëllua sapo doli nga lokali, punonte tek Tatimet. Emri
Të tjera detaje zbulohen për atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Emiliano Boci , 32 vjeç dhe i plagosuri M.D., 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. Gjithashtu mësohet se viktima ka punuar si shofer tek Drejtoria e Doganave në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.
KOHA JONË SONDAZH

