Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mund ta rregullojë Mark Zuckerberg “lëmshin” e Facebook-ut?

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 04:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Prill të vitit 2016, Mark Zuckerberg mbajti fjalimin kryesor në konferencën vjetore të Facebook-ut, në të cilën ai shprehu aspiratën e kompanise për “t’ju dhënë të gjithëve mundësinë për të ndarë gjithçka me të gjithë”.

Pas komenteve të javës së kaluar mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të përdoruesve, me ndikim katastrofik në rezultatin e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2016, është e drejtë të supozohet që CEO i Facebook, tani dëshiron që disa njerëz të mos marrin kuptimin e parë të komenteve të tij.

E kemi të vështirë të kuptojmë se si një kompani që mbante një reputacion shumë të mirë, si një nga mediat sociale më të mira në botë, mund të kishte qenë kaq naive në identifikimin e rreziqeve që mund të hasnin përdoruesit e Facebook. Si mund që ata të ishin kaq të shkujdesur duke nguruar të paralajmëronin përdoruesit se informacioni i tyre personal po lundron në hapësirën kibernetike. Me pak fjalë, çfarë po mendonte Mark Zuckerberg?

Ajo çfarë i bën zbulimet e kohëve të fundit rreth përdorimeve të paligjshme të të dhënave të Facebook , kaq irrituese për opinionistët, janë përgjigjet e vonuara nga menaxherët e kompanisë dhe ankesat të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. U deshën pesë ditë nga publikimi i “bombave” nga “New York Times” and “Observers”, gjatë së cilës Facebook hodhi pothuajse 50 miliardë dollarë, përpara se drejtuesit e lartë të kompanisë të botonin më në fund atë që është konsideruar si një përgjigje e përshtatshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë heshtjes së zgjatur nga ana e CEO-s dhe COO-s së Facebook, drejtues të tjerë të lartë të kompanisë përdorën Twitter dhe Facebook për të mohuar përgjegjësinë e korpooratave. Në një nga postimet u diskutua seriozisht se sistemet e Facebook-ut ishin shkelur, duke këmbëngulur në një shpjegim teknikisht korrekt, por që dukej se ishte një shmangie përgjegjësie: “Kjo pa dyshim nuk ishte një shkelje e të dhënave. Njerëzit zgjodhën t’i ndajnë të dhënat e tyre në aplikacione të tjera dhe nëse këto aplikacione nuk i kanë respektuar marrëveshjet që ne kemi me përdoruesit, atëherë kjo nuk është një shkelje. Asnjë sistem nuk u infiltrua, asnjë fjalëkalim apo informacion nuk është vjedhur apo hakuar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky shpjegim konstruktiv për fjalën “shkelje” solli një ngushëllim të lehtë për përdoruesit, të cilët rrallë u kushtojnë rëndësi rregullave të Facebook dhe në çdo rast presin që Facebook të mbrojë të dhënat e tyre private nga përdorimi i dëmshëm dhe i paautorizuar. Si Mark Zuckerberg i cili më në fund pranoi të jepte përgjigjen e tij të shumëpritur (në Facebook natyrisht), “Ne kemi përgjegjësinë për t’i mbrojtur të dhënat tuaja, dhe nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë gjë, atëherë nuk meritojmë t’ju shërbejmë juve”.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 9 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 18 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Në rastin tjetër të një përgjigje fillestare jo të përshtatshme nga ana e Facebook, një zëdhënës i Facebook tha për “The Daily Beast”, “E gjithë kompania është në tension për faktin se kemi rënë pre e mashtrimit. Ne jemi të përkushtuar të zbatojmë me forcë politikat tona për të mbrojtur të dhënat e njerëzve dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat që kërkohen për të parandaluar çdo shkelje”.

Por cënimi ndaj Facebook ishte shumë i vogël dhe shumë i vonuar, pasi shkaku i cili solli shkeljen e besimit të kompanisë, duhet të ishte identifikuar dhe adresuar tre vjet më parë. Në vitin 2014, një akademik i Universitetit të Kembrixhit Aleksandër Kogan, mbajti një fjalim publik në Singapor, ku përshkruante se si ai ishte në gjendje të analizonte një shembull prej mbi 50 milionë përdorues të Facebook, për të cilët ai zhvilloi “aftësinë për të kuptuar virtualisht çdo veçori”, duke ndërtuar një bazë të dhënash për çdo miqësi të bërë në botë në Facebook nga 2006 në 2012-tën.

Një vit më vonë, The Guardian publikoi një përmbledhje të hollësishme se si Cambridge Analytica, e cila kishte paguar për të pasur akses në të dhënat masive të Kogan, mbi përdoruesit e Facebook, përdori profile të detajuara në elektoratin amerikan për fushatën presidenciale të Ted Cruz. Facebook reagoi duke kërkuar nga Cambridge Analytica dhe Kogan që të vërtetonin, se ata kishin shkatërruar të gjithë të dhënat e paligjshme të përdoruesve. Por Facebook nuk arriti ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore.

Burimi: Len Sherman, Forbes Shqipëroi:tvklan.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.