FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Facebook teston një version të “Watch Party” për Instagram

Zbulimi i fundit është kortezi e një eksperte teknologjie e quajtur Jane Manchun Wong e cila thotë se funksioni quhet “cowatch”. Përdoruesit mund të shikojnë së bashku Instagram Stories, video dhe Instagram TV siç mund të bëjnë përdoruesit e Facebook me Watch Party.

Funksioni ishte fshehur një kodin e Instagram Direct Messaging. Kodi lë të kuptohet se së shpejti mund të shikoni së bashku me një mik apo të afërm përmbajtje në Instagram.

Raportohet se Facebook gjithashtu ka testuar një funksion të ngjashëm për Messenger.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha është pjesë e planit të Facebook për të krijuar një ndërveprim më privat në një hapësirë të dominuar nga ndërveprimi publik siç është media sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrjeti social gjithashtu ka në plan të unifikojë platformat e Instagram, WhatsApp, Messenger dhe Facebook.

Watch Party ka provuar të jetë një sukses në Facebook ku 12 milion video janë parë nga grupe njerëzish që nga Korriku deri në Nëntor. Këto lloj videosh gjeneronin tetë herë më shumë komente dhe pëlqime dhe jo çuditërisht Facebook ka vendosur të sjellë diçka të ngjashme edhe në aplikacionet e tjera siç është rasti i Instagram, raporton PCWorld Albanian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?