Frymëzuar nga aviacioni, zbulohet Bugatti Chiron Sport “Les Légendes du Ciel”

Bugatti ka zbuluar Chirson Sport Le Legendes du Ciel dhe vetëm 20 makina do të dalin në shitje, me një çmim që kap vlerën e 3.42 milionë dollarëve. Makina përmban një pjesë ngjyrë gri përpara, të cilën kompania e quan Gris Serpent.

Ekziston një shirit i bardhë përgjatë gjatësisë së makinës dhe ngjyrat e flamurit francez mund të shihen të vendosura në pjesët anësore. Les Légendes du Ciel mundësohet nga një motor 8.0-litërsh W16 me turbo që prodhon 1.479 kuaj fuqi.

Makina mund të arrijë deri në 100 km/orënë vetëm 2.5 sekonda dhe 200 km/ orë prej 6.5 sekondash. Ndërkohë, pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të hollë ngjyrë kafe të lehtë Gaucho. Pajisjet opsionale përfshijnë sedilje komoditeti dhe çati prej xhami ‘Sky View’. /abcnews.al

SHKARKO APP