Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

Mark Zuckerberg pranon të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme, duke cituar fragmente të një fjalimi që ai do të mbajë të Shtunën. Facebook edhe kompani tjetër janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë.

Zyrtarët qeveritarë ranë dakord të negociojnë rregulla të reja për atë se ku duhet të paguhet taksa dhe çfarë pjese të fitimit duhet të tatohet kur bizneset e mëdha digjitale nuk kanë një prani fizike në treg.Mbretëria e Bashkuar ka thënë se planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjitale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së.

Nëse merret ky vendim, Mbretëria e Bashkuar mund të përfitojë deri në 500 milionë dollarë brenda vitit. Franca në anën tjetër është pajtuar për të shtyrë vënien e taksave në shitjet digjitale deri në fund të vitit, duke shtyrë kështu edhe arritjen e një marrëveshjeje globale.

Zyrtarët amerikanë për tregti kanë thënë se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë. Në shenjë hakmarrjeje, Uashingtoni ka kërcënuar me vënien e tarifave në disa produkte ushqimore franceze.

SHKARKO APP