Përralla për përdorues të pambrojtur dot nga hakerat

Sulmi i fundit haker ndaj të dhënave të politikanëve në Gjermani tregon: Sigurimi i të dhënave është një garë mes sulmuesve dhe të sulmuarve. Por përdoruesit nuk janë pa shanse, mendon Konstantin Klein.

Mann hält Laptop-Computer, während Cybercode in diesem Illustrationsbild auf ihn projiziert wird (Reuters/K. Pempel)
E sërish tani ata enden si fantazma nëpër fotografitë, me të cilat mediet ilustrojnë sulmin aktual të hakerave: persona anonimë, që veprojnë në terr e ndoshta të palarë, që preferojnë të veshin pulovra me kapuçë, në mjedise të pandriçuara, duke qendruar para monitorëve me dritë magjike të mbushur me shifra të pakuptueshme. Këta janë ata – fajtorët për rrjedhjen e të dhënave dhe vjedhjen e tyre. Ndërsa ne përballemi të pambrojtur me ta.

Më falni, por: as ata nuk janë kështu, dhe as ne nuk jemi ashtu sikurse na paraqesin. Ne prej kohësh kemi të bëjmë me një industri të spiunazhit të të dhënave, e jo më me një veprimtari argëtuese që zhvillohet nëpër qilarë. Sistematikisht kërkohen pikat e dobëta të të dhënave në botë, ato analizohen me pedantizëm dhe shfrytëzohen në mënyrë të paskrupult. Një ndër pikat e dobëta – e jo më e vogla – në përgjithësi ndodhet jo më larg se një gjysmë metri prej monitorit: Ky është përdoruesi, pra ai që më pas ankohet, që të dhënat e tij kanë përfunduar aty ku nuk duhej.

Sigurimi i arit të shekullit të 21 (për ndokënd që nuk e ka kuptuar ende: të dhënat!) është kthyer në një garë të vazhdueshme mes sulmuesve dhe të sulmuarve. Ajo ka të bëjë me nivelin e njohurive teknike, e janë një hap në avantazh herë njëra e herë tjetra palë. Por megjithatë parimisht të dyja palët kanë të njëjtin nivel njohurish për anët e forta dhe të dobëta të teknologjisë. Nëse vazhdimisht bëhen të njohura të dhëna konfidenciale, personale ose private, atëherë kjo shpesh ka të bëjë me atë që të sulmuarit nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mundësitë se si t’i mbrojnë të dhënat e tyre – ose për ta është i mundimshëm përdorimi i këtyre mundësive.

Por në fakt nuk është e vështirë, që të mbrohen më mirë të dhënat vetiake. Rruga më e thjeshtë është, që të prodhosh pak të tilla – në shekullin e 21 dhe me smartphonin që shkruan vazhdimisht duke qenë në xhepin e pantallonave, një ide kjo e papërfytyrueshme. Por është ky një hap në drejtimin e duhur, që të dhënat t’ia besosh vetëm dikujt, që vërtetë e vlerëson mbrojtjen e të dhënave dhe sigurimin e tyre dhe që këtë mund ta provojë në mënyrë të kuptueshme.

Mbrojtja nis me mënyrën se si veprojmë

Pra të shkruarit: të dhënat nuk duhen memorizuar në një regjistër Cloud që përdoret lehtësisht, por tek një ofrues, i cili u përmbahet rregullave europiane të mbrojtjes së të dhënave.

Vetëm të dhënat, që do t’ua dërgosh shpejt dhe lehtë dajës apo gjyshes (pra fotografi të familjes, imazhe nga udhëtimet apo fotografinë e maces!), memorizohen të pakoduara – të gjitha të tjerat për të qenë i sigurt duhet të kodohen. Për këtë ndërkohë ekzistojnë zgjidhje të lehta në përdorim, që pjesërisht i ofrojnë edhe vet firmat Cloud – dhe një fjalëkalim shtesë për dekodimin ne mund ta mbajmë mend. Për një komunikim të sigurtë në të ardhmen është më mirë të përdorim një Messenger të koduar si Signal apo Threema se sa një Email të pasigurtë. Grupet Facebook- ose WhatsApp nuk janë të sigurta – këtë mund t’ua konfirmojë çdo ekstremist i majtë apo i djathtë, aktivitetet online të të cilëve tashmë i kanë kaluar prokurorisë.

Kommentarbild Klein Konstantin
Konstantin Klein

E së fundi pikat e dobëta që shfrytëzohen më lehtë duhen siguruar: pra mirëbesimi vetiak. Edhe nëse një E-Mail duket si i besueshëm, një njeri i arsyeshëm nuk klikon në linqe apo dokumenta të bashkangjitur në rast se nuk ka qenë duke i pritur ato.

Të mësosh prej ekspertëve

Që ndërmarrjet, në të cilat punonjësit e tyre të ngarkuar për sigurinë e teknologjisë së informacionit i bllokojnë shërbime të caktuara ose përdorimin e tyre në ordinatorin e firmës, kjo nuk do të thotë, se ata nuk dinë apo janë teknofobë. Por detyra e tyre është, që të kenë njohuri për rreziqet e mundshme dhe të pengojnë, që të dhënat e firmës të rrezikohen. Edhe pse ofertat e Chat-it apo të Cloud-it të ofruesit X janë më të thjeshta në përdorim krahasuar me zgjidhjet që ofron firma, vlen të theksohet: duart larg, në rast se rrezikohen të dhënat profesionale! Kjo vlen edhe për politikanët.

Madje me siguri, që prej ekspertëve mund të mësosh njërën ose tjetrën mundësi se si të veprosh edhe privatisht me të dhënat.

E gjitha kjo nuk është e re. Por fakti që vazhdimisht dalin në pah rrjedhje të tilla të të dhënave, dëshmon, që edhe në 2019 këto probleme nuk po vlerësohen me seriozitetin e duhur.
DW

SHKARKO APP