FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefja e Huawei padit qeverinë kanadeze

Shefja e financës së gjigantit teknologjik të Kinës, Huawei paditi Kanadanë për arrestimin e saj me kërkesë të SHBA.

Meng Wanzhou u arrestua në dhjetor në aeroportin e Vankuverit, me akuzën për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Meng paraqiti një padi civile kundër qeverisë së Kanadasë, agjencisë kufitare dhe policisë për “shkelje serioze” të të drejtave të saj civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padia erdhi në të njëjtën ditë kur Kanadaja nisi procesin e ekstradimit të Meng Wanzhou në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kina e ka quajtur arrestimin e Meng dhe procesin e saj të ekstradimit të motivuar politikisht.

Shefja e financës se Huawei i mohon të gjitha akuzat ndaj saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?