Stephen Hawking: Jashtëtokësorët ekzistojnë

Njerëzit janë të ndarë në dy grupe sa i përket besimit në ekzistencën e jashtëtokësorëve. Megjithatë, edhe disa që besojnë se jashtëtokësorët ekzistojnë, si puna e fizikanit të shquar, Stephen Hawking, mendojnë që realizimi i kontaktit me ta nuk do të ndodhë shpejt.

Këto pretendime Hawking i ka bërë në një takim me miliarderin rus, Yuri Milner, dhe shefit ekzekutiv të ‘Facebook’-ut Mark Zuckerberg, ku edhe është prezantuar misioni më ambicioz për kërkimin e jetës jashtëtokësore. Projekti në fjalë do të kushtojë mbi 100 milionë dollarë, para këto që do të shpenzohen kryesisht në teknologjinë e sofistikuar të nano-anijeve kozmike, që do të dërgohen në galaksi të ndryshme në përpjekje të gjetjes së provave për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

SHKARKO APP