Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 26 Nëntor 2026, 22:59 Juventus fiton me poker ndaj Omonias, ngjitet në vendin e dytë në Europa League Juventusi ka regjistruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e zhvilluara në Europa League, duke mposhtur me rezultatin 4-1 skuadrën e Omonia Nicosias në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Partia Socialiste
  • Partia e re
  • Protesta
  • Dosja Veliaj
  • Sondazhi
  • Europa League
  • Shqipëria U-21
  • Kosova
Lajmet e fundit
Në trend
  • Partia Socialiste
  • Partia e re
  • Protesta
  • Dosja Veliaj
  • Sondazhi
  • Europa League
  • Shqipëria U-21
  • Kosova
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Toka e shpresës dhe lavdisë”

Forum E premte, 8 Maj 2020 15:53
“Toka e shpresës dhe lavdisë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e 75 Vjetorit të përfundimit të Luftës së II-të Botërore
Nga Mal Berisha – Ish-Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar*
***
Në Ditën e Fitorës mbi Fashizmin në Westminster Abbey (Victory DAY) – 2015 – LONDËR
Sot është shtatëdhjetë vjetori i fitores mbi fashizmin. Në Abacinë e Westminsterit arrijnë njëri pas tjetrit veteranë, pjestarë forcash të armatosura, antarë familjesh pjesmarrëse në Luftën e Dytë Botërore, intelektualë, pjestarë të administratës së lartë të shtetit, antarë të kabinetit qeveritar, deputetë të qeverisë dhe opozitës dhe thuajse të gjithë ambasadorët dhe kryekomisionerët e akredituar në Oborrin e Shën Xhejmsit.
Banda muzikore e Uellsit ekzekuton muzikë të kompozuar nga Davidi i Gurit të Bardhë, balladë nga Filip Spark dhe Elegji nga George Thalben – Ball. Nën tingujt e kësaj muzike në Abaci shfaqet ndërkaq Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth e II – të me Dukën e Edinburgut, Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Kornuellit. Është një moment solemn nga ato kur e tërë makina protokollare shtetërore e këtij vendi është në funksion të plotë. Me dhjetra stuartë, zonja mondane me kapele, ushatarakë me grada, të rinj që shërbejnë në kishë, pjestar të Protokollit të Shtetit, kanë vënë tëra energjitë në shërbim të kësaj dite solemne.
Abacia dhe Parlamenti
Po përse pikërisht në këtë Abaci do të festohet 70- vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?! Arsyeja është e thjeshtë: Ajo gjendet pranë Parlamentit Britanik. Në të prehen eshtrat e thuajse tërë mbretërve anglezë. Aty u mbajt edhe Mesha e Fitores mbi Fashizmin. Aty organizohen Lutjet e Falenderimeve për të mirat që iu ka dhënë zoti britanikëve, bashkë me të huajt. Dita e lutjeve në botën anglo – saksone është një ndër ditët më të shënuara. Ajo festohet në Amerikën e Veriut si një festë që i ka rrënjët në traditën angleze që nga koha e Reformës së Protestantëve. Ajo është në fakt edhe si një festë e të lashtave edhe pse ato merren shumë kohë përpara datës së shënuar që është e enjtja e katërt e Nëntorit të çdo viti. Kjo ditë është bërë e rëndësishme gjatë Reformimit nën mbretërimin e Henrit të VIII – të, si reagim ndaj shumë festave fetare të kalendarit katolik. Përpara vitit 1536 kishte 95 festa fetare në kishë plus 52 të djela në të cilat njerëzit duhej të shkonin dhe të merrnin pjesë, madje edhe të paguanin shtrenjtë për to. Kështu lindi një lëvizje për thjeshtimin e tyre deri në dy ose tre siç janë Krishtlindjet, Pashkët dhe Dita e Falenderimeve. Kjo ditë mori këtë emër pas fitores ndaj Armadës Spanjolle në vitin 1588 dhe u pasua prej vendimit të Mbretëreshës Anne në vitin 1705. Një kremtim i përvitshëm i Ditës së Falenderimeve filloi në vitin 1606 fill pas dështimit të Komplotit të Barutit në vitin 1605.
9 maj 1945 – 2015.
Atë ditë, Kryeminstri Uinston Çurçill, pasi njoftoi publikisht dhe zyrtarisht, nëpërmjet të një transmetimi të drejtëpërdrejtë radiofonik kapitullimin pa kushte të Gjermanisë, vajti në Dhomën e Komunave për t’iu drejtuar antarëve të parlamentit. Që aty ai ndoqi një meshë për t’u falur për arritjen e kësaj fitorje dhe për t’u lutur për shpirtërat e tërë atyre që dhanë jetën. Festimet në Londër dhe në tërë Britaninë e Madhe shpërthyen menjëhërë si një vullkan. Populli u lëshua në rrugë. U zbrazën me mijëra fishekzjarre. Njerëzit të mbytur në lotë gëzimi e dhimbje, këndonin pa ndëprerë këngën:
“Unë nga gëzimi do ndizem i tëri gjer n’agim”.
(Ja një pjesë e refrenit): “Kur kombet të humbasin ndjesinë e luftës, mjerim! Dhe bota prapë të kthehet në të mbarin drejtim, Oh çfarë ditë feste do të jetë ajo atëherë, Kur trimat të sjellin të paqës’ pranverë! Dhe vjen koha që dritat të llamburisin pa pushim Dhe unë nga gëzimi do ndizem i tëri gjer n’agim.”
Në radhën e parë vetëm tre karrige para meje është ulur Mbretëresha Elizabeth e II – të. Sot ajo ka veshur një rrobë tërësisht të zezë përfshi edhe kapelen. E qetë, e bardhë, e përunjur, ajo ndjek me kujdes meshën. Ngrihet dhe ulet sa herë që pastorët e kërkojnë këtë për të tërë meshtarët. Ajo sivjet mbush vitin e 63 –të që kur ka ardhur në fron dhe e ndjek këtë meshë që kur ishte një vajzë e re dhe e bukur. Kjo ditë për Mbretëreshën Elizabeth II.
70 vjet më parë ajo ishte Princesha Elizabeth. Nga gezimi i madh i fitores Ajo kishte dalë nga Pallati Mbretëror, pa u vënë re se kush ishte, bashkë me princeshën tjetër Margaret duke u përfshirë në turmat që gëzonin. Ato ishin të shoqëruara nga roje që nuk binin në sy. Në rrjedhë të ditës Çurçilli kishte mbajtur dy fjalime: Të parin në White Hall nga ballkoni i Ministrisë së Shëndetësisë ai e filloi me fjalët :
“Kjo është fitorja Juaj!”
Ndërsa turma ju përgjigj atij:
“Jo! Është fitorja Jote!”
Më pas në fjalimin e dytë ai e tërhoqi turmën në këndimin e hymnit: Toka e Shpresës dhe Lavdisë e muzikuar nga legjenda e muzikës angleze, Sir Edward William Elgar,
Tokë e Shpresës dhe Lavdisë, o Nënë e Lirisë,
Si ta shpërblejmë ne që na linde, Ti,
Si t’i zgjerojmë kufijtë e tu të pafundësisë,
Si të mbrojmë atë që Zoti të dhuroi me aq dashuri
Dhe fuqinë tënde ta kthejmë në mrekulli!

Mund t'ju interesojë

Ylli Pata: Partia e studentëve doli, po pse kjo dalje e fshehur?

Ylli Pata: Partia e studentëve doli, po pse kjo dalje e fshehur?

Para 9 orësh
Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë!

Mallkimi i dyshit në PS, internim, burg e garë!

Para 12 orësh
Lorenc Vangjeli: Si mund të vriten shqiptarët?

Lorenc Vangjeli: Si mund të vriten shqiptarët?

24 Nëntor 2026, 15:39

Që prej asaj kohe në këtë Abaci, fitorja mbi fashizmin përkujtohet çdo dhjetë vjet me një meshë të tillë. Mbretëresha Elizabeth e përkujton atë për të shtatën here si Mbretëreshë.
Një paralele midis “fitimtarëve”
Në këtë ceremoni përkujtimore super të organizuar deri në mikro detaje dhe kaq mbresëlënësë, e pamundur të mos shkojë mendja tek shumë fjalime që janë mbajtur në atë kohë, pikërisht në këtë datë ose edhe në ditë të shënuara si kjo me çlirimin e vendeve nga nazi – fashizmi.
Tek shoh shoh sesi e festojnë britanikët këtë ditë, mendja shtegëton tek vendi im, atje ku luftrat, kujtesa, protagonistët përbëjnë një amulli që venit fitoret dhe zvetënon të vërtetat që duhet të ndriçojnë kombet. Edhe në Tiranë, në kryeqytetin tim plot histori, një njeri ka mbajtur një fjalim të cilin na e kanë ngulitur në shkollë si një moment patriotizmi. Edhe shqiptarët kanë patur të drejtë të shpërthejnë në festime pas fitores kundër nazi-fashizmit. Kanë patur arësye të ëndërronin për ditë më të mira… Por eh …dallimi është shumë i madh: Nazizmi në Shqipëri u zevendësua me një formë tjetër diktatoriale po aq të keqe për popullin shqiptar. Ndërsa këta këtu e sollën vendin e tyre në lartësitë më të mëdha që ndonjë komb e ndonjë popull ka arritur, Shqipëria ra në duart e një diktature të quajtur e Proletariatit.
Veteranët
I shoh me respekt veteranët britanikë të luftës. Të vjetër, të plakur, por të veshur bukur, të mbushur gjokset me dekorata. Dhe mendja ime prapë më shkon tek mijëra luftëtarë shqiptarë shumë prej të cilëve përfunduan nëpër burgje, kampe, internimi dhe ekzekutime të pashëmbullta. Heronjtë na dolën “tradhëtarë” dhe luftën e paskërkishin bërë armiqtë…
Mesha është përhërë një moment meditimi. Edhe unë sot meditova thellë.
Ndjeva keqardhje.
E dëgjova me endje por jo pa zili
Tokën e Shpresës dhe Lavdisë.
Dhe u luta për vendin tim:
“Kurrë mos pafsh fitimtarë luftërash që të vrasin më shumë se hasmi yt!
Amen!
Në Westminster Abbey, Londër, Victory Day, 9 Maj
www.Malberisha.com.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Argumentum.al 

Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus fiton me poker ndaj Omonias, ngjitet në vendin e dytë në Europa League
Para 6 orësh

Juventus fiton me poker ndaj Omonias, ngjitet në vendin e dytë në Europa League

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit
Para 7 orësh

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat
Para 7 orësh

Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat

Merz pranon gabimin me Ukrainën në NATO, pyetja kalon te Kosova
Para 7 orësh

Merz pranon gabimin me Ukrainën në NATO, pyetja kalon te Kosova

Më të lexuarat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 15 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 11 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 12 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 13 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 15 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 11 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 12 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 13 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara