VIDEO/ Festa e Greqisë, ambasadorja në Këlcyrë. Në Bularat të pranishëm edhe familjarët e Kacifas

Për festën greke, këtë të premte në Këlcyrë u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku e pranishme ishte ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofi Filipidhu si dhe konsulli i Përgjithshëm grek, Sekretar i Përgjithshëm i Diasporës dhe diplomacisë publike në ministrinë e Jashtme helene, Janis Krisullaqis.

Ata vizituan objektet fetare, por edhe varrezat ku sipas autoriteteve helene prehen eshtrat e rreth 950 ushtarëve grekë, që humbën jetën gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane.

Kurse në ceremoninë e Bularatit, morën pjesë edhe familjarë të Konstandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare, ku më parë kishte qëlluar me armë. Ata përkujtuan 4 vjetorin e asaj ngjarje, por pa praninë e autoriteteve zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?