Home Aktualitet Vrau dhëndrin...

Vrau dhëndrin/ Dëshmia e vjehrrit: Na kërcënonte, prandaj mbaja armë me vete

9
0

”Me Kudretin kishim konflikte prej muajsh”. Këto janë fjalët e Mexhit Picari i cili ekzekutoi para Gjykatës së Tiranës, dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

52-vjeçari ka thënë para hetuesve se ka shkuar te gjykata për të shoqëruar të bijën në seancën gjyqësore, por viktima është afruar dhe ka ofenduar vajzën, duke bërë që ai ta qëllojë për vdekje me disa plumba.

“Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtepi pa e lejuar të shohë fëmijët, ai ka vijuar të na kërcënojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa herë. Për shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe unë e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtëpinë e motrës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit