FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

(BOS) Batalioni më i mirë i ushtrisë shqiptare feston 20-vjetorin

Batalioni i Operacioneve Speciale (BOS), një nga forcat më të përgatitura të ushtrisë shqiptare, ka festuar këto ditë 20 vjetorin e themelimit. BOS cilësohet si reparti elitë i ushtrisë shqiptare. Trupat e tij janë përzgjedhur mes më të mirëve në gjithë ushtrinë. Pjesëtarët e këtij batalioni janë të parët në ushtrinë shqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore, që kanë marrë pjesë në misionet luftarake në terren, në Afganistan dhe në Irak.

Në një video në Facebook, ministrja Olta Xhaçka shprehet: “Njësia elitë e Forcave të Armatosura feston 20 vjetorin e krijimit. 2 dekada të mbushura plot me përkushtim, profesionalizëm e sakrificë, brenda dhe jashtë vendit.

Mirënjohje e respekt për gjithë pjesëtarët dhe komandantët në vite të Forcave Speciale shqiptare, të cilët me punën e tyre kanë ngritur lart flamurin kombëtar dhe emrin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2293484357359546/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?