FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimet bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon, në dyshim edhe Asllani

Dëmtimet bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon, në dyshim edhe Asllani

Shqipëria do të jetë e “copëtuar” në prag të dy sfidave të fundit në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës. Në momentin më përcaktues, Sylvinho sheh të humbas “pjesët” më të rëndësishme të ekipit përfaqësues.

Këtë edicion në Ligën e Kombeve, strategu brazilian nuk ka pasur në asnjë ndeshje Armando Brojën dhe Berat Gjimshitin. Dëmtimet e shumta po kthehen në “makth” për teknikun kuqezi pasi listës së dëmtimeve iu shtuan edhe lojtarë si Kumbulla, Rey Manaj dhe Keidi Bare.

Shqetësuese është edhe gjendja e Kristjan Asllani. Mesfushori i Inter u pa edhe në seancën e parë stërvitore me gjurin e fashuar. Që nga sfida e fundit kundër Gjeorgjisë, Asllani ka luajtur vetëm 20 minuta me Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata nuk është shumë pozitive as te Republika Çeke pasi së fundmi kanë humbur 4 lojtarë për shkak dëmtimi. Krejci, Vitik, Zima dhe Kalvach do të mungojnë në duelin kundër Shqipërisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?