Gjergj Luca pyet: Sot mbush plot 60 vjeç, si thoni, jam pjek apo nuk jam pjek?!
“Sot nuk do bërtas e nuk do shaj, sot do tregohem djalë i qetë e i përmbajtur se kam arsye të fortë. Sot kam ditëlindjen dhe mbush plot 60 vjeç, 60 vjet rrugëtim mes gëzimesh e sakrificash, me betejash të humbura e të fituara por që energjia nuk më shterron. Ndjehem njësoj si atëhere kur komunizmi të bënte gjëmën edhe tani që biznesi na le pa gjumë. Kam ditëlindjen dhe pasi të shikoni videon komentoni atë çka ndjeni për mua. Faleminderit për gjithçka!” kështu shkruan Gjergj Luca në rrjetet sociale, duke e përcjellë këtë tekst me një video, në fund të së cilës ai bën një pyetje: Sot mbush plot 60 vjeç, jam pjek apo nuk jam pjek?!
Pyetja me të cilën Gjergj Luca u drejtohet ndjekësve të tij të shumtë në rrjetet sociale, është një pyetje jo tamam pa spec, për të gjitha ata që e sulmojnë, e shajnë dhe e anatemojnë, ata të cilët më shumë se ta mirëkuptojnë dhe të përfshihen në debat për temat që hap, problemet që evidenton dhe zgjidhjet që parashtron, e paragjykojnë.
Është një pyetje, gjithashtu që merr përgjigje nga vetë ai, ndoshta jo për të ndryshuar mënyrën e të bërit të gjërave, të reagimit, se sa të kufizuarit në ndonjë rast të mos e teprojë, se tani ndryshimi i prefiksit nuk e lejon. Nuk bëhet shaka me 60-vjeçarët!
Sot, në ditëlindjen e tij, përmes këtij postimi dhe emocionit që ndau me ne kaq thjeshtësisht dhe, ai ka ndryshuar, aq sa mund, ai të pranojë dhe ne të dëshirojmë. Edhe pse çdo qasej për t’i dhënë drejtim “tërbimit” të tij, thjeshtë do të ishte e pamundur. Edhe nëse do të ishte e tillë, siç Luca na premton, ne do ta humbasim atë një herë e përgjithmonë, duke fituar një Lucë ndryshe që edhe më armiku i tij nuk do ta pranojë.
Albert Vataj