Zbulohet dokumenti i rrallë, kur alpinistët francezë bënin ekspeditë në alpet shqiptare

“Le Petit Journal” ka botuar, të martën e 10 gushtit 1937, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ekspeditën e një grupi alpinistësh francezë në alpet shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Alpinizëm në Shqipëri

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një grup alpinistësh të Klubit Alpin Francez të Parisit, nën drejtimin e Z. Henri Godde, sapo është larguar nga Franca, në drejtim të Shqipërisë së Veriut, me qëllim kalimin e vargmalit të Prokletijeve (Bjeshkëve) ose Alpeve Shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kësaj ekspedite, të cilës do t’i shtohen ngjitjet e disa mureve gëlqerore dhe eksplorimi i grykës së Drinit, paraqet rreth 150 km, nga Shkodra në Kukës, dhe zhvillohet në një rajon pak të frekuentuar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?