Zekic: Të lumtur për kualifikimin, Astana është tjetër nivel
Zoran Zekiç ka folur pas kualifikimit të Partizanit për në fazën Play off të Conference League. Strategu kroat është shprehur i lumtur, ndërkohë që vlerësoi kundërshtarët e ardhshëm, Astana.
“Kishte shumë gjëra të mira e shumë jo të mira. Pas 10 minutash kishim kontroll por ne nuk dinim si të pasonim për atë që ishte në pozicion më të mirë për të dyfishuar shifrat dhe do të ishte shumë më e lehtë për ne. Valmiera duhej të sulmonte për të shënuar. Nuk kërkoj alibi por ne po punojmë vetëm 7 javë, djemtë kishin 10 ditë për të pushuar pas kampionatit. Tani ne kemi probleme me freskinë dhe fuqinë.
Astana? Tani kemi një situatë të re. Luajmë ndaj Astanës dhe na duhet të bëjmë edhe një udhëtim i gjatë. Astana është një nivel tjetër, duhet të përgatitemi. Por pa u ankuar, duhet t’i gëzohemi kësaj arritjeje.
I kam parë ndeshjet e Astana, të dyja ndaj Dinamo Zagreb dhe kam parë ndeshjen e parë me Ludogorets, çdo kundërshtar është shumë special e duhet të përgatitemi për këtë”, deklaroi Zekic.
Përveç forcës së rivalëve, Zekiç duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesat. Atanaskoski do të jetë i pezulluar për shkak të kartonëve, ndërsa nuk dihet nëse Mba, Mensah dhe Saliju do të mund të rikuperohen pas dëmtimeve.
KOHA JONË SONDAZH

