0%, statistikat e veçantë e Brighton këtë sezon në Premier League
Brighton po habit Anglinë me futbollin sulmues dhe zbavitës. Me në krye italianin Roberto De Zerbi, ky ekip po fiton dashamirës në të gjithë botën dhe po merr rezultate të shkëlqyera.
Për momentin ata renditen të tretët në renditje, vetëm tri pikë më pak se Manchester City kryesues. Por, në një statistikë ata janë ndryshe. Bëhet fjalë për topat e gjatë të shkelmuar nga portierët: Brighton e ka 0%.
Portierët e këtij ekipi nuk kanë zgjedhur në asnjë moment që të nisin një top të gjatë drejt shokëve të skuadrës, por gjithmonë kanë luajtur me pasim të shkurtër për të nisur aksionin.
Pas Brighton, topin e gjatë e luan më pak Manchester United (20%) dhe Manchester City (40%).
KOHA JONË SONDAZH

