Home Bota 20-vjeçarja u...

20-vjeçarja u vra pranë foshnjes, policia pranë identifikimit të autorit

18
0

Vrasja e 20-vjeçares Caroline para syve të foshnjes dhe bashkëshortit të saj, është lajmi më i bujshëm në Greqi. Hetuesit duket se janë shumë afër identifikimit të autorit, i cili është përshkruar nga piloti 33-vjeçar dhe janë të ngjashme me ato që ka treguar para policisë.

Po ashtu ekziston një listë me 15 të dyshuar me më pak ngjashmëri me autorët, gjë që tregon se policia është shumë pranë identifikimit të autorit. Gjurmët e një personi janë gjetur në papafingon e shtëpisë, por mbetet e paqartë se kujt i përkasin. Autoritetet po kërkojnë gjithashtu tre makina të dyshimta, ndërsa po hetohen edhe deklaratat nga psikologia e Caroline.

Zyrtarët vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm në lidhje me gjendjen financiare të familjes dhe nëse Carolina ka zbuluar pa dashje se kishte siguruar jetën për 1 milionë euro. Ky mister rrethon edhe bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos pasi dyshohet se lëvizjet e autorëve mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit