Monumentet e rralla të kultit në Berat

Nga Dilaver Xhelili

Dikur në brendësi të Kalasë së Beratit kanë ekzistuar mbi 30 kisha. Sot gjenden të ruajtura vetëm dhjetë. Kishat më të hershme në qytetin e Beratit janë bizantine, të shekullit të XIII. Ato janë Kisha e Shën Meri Vllahernës, Kisha e Shën Mëhillit dhe Kisha e Shën Triadhës. Xhamitë filluan të ndërtohen në mesin e shekullit të XV. Nder xhamitë e para janë; Xhamia e Kuqe, Xhamia e Bardhë dhe Xhamia Mbret. Me vlera të shquara janë Xhamia e Beqarëve dhe Teqja e Helvetive.

 Kisha e Shen Mehillit

Është ndërtuar në shekullin XIV. Teknika Bizantine Kluazonazh i jep vlera të veçanta monumentit nga jashtë. Në gjendjen e sotme nuk ka ngelur asnjë sipërfaqe afresku, ajo është stukuar dhe e lyer me gëlqere. Ikonostasi nuk është origjinal ajo është punuar në 2003-2004 dhe sipas një mbishkrimi i është dhuruar kishës. Ikonat nuk janë origjinale. Jashtë kishës pranë saj ndodhet një shpellë të cilës i dallohet apsida dhe një kamare. Ajo më pare sipërfaqja e saj ka qenë e pikturuar pasi dallohen të fragmentuara pjesë afresku në masën 95 % të degraduar. Niveli i ndërtimit është i mirë. Këtu kemi një shembull, ku muret janë të ndërtuara me kluasonazh në tërë lartësinë e ndërtesës, ndërsa tamburi është i tëri me tulla, gjë që flet për një shqetësim për rezultatin estetik. Kisha e sh. Mëhillit duhet të jetë ndërtuar gjatë shek. XIV.

 Kisha e Shën Triadhes

Ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre jugore të kalasë së Beratit dhe ka një pozicion shumë të bukur panoramik. Është ndërtuar në një terren të pjerrët, drejtpërdrejt mbi shkëmbin natyral. Arkitektura i përket kishave të tipit kryq i brëndashkruar me kupolë mbi tabur të mbështetur në dy kollona qe janë fragmente antike të ripërdorur dhe dy pilastra. Teknika e kluasonazhit i jep vlera të veçanta monumentit nga jashtë. Piktura qe mbulon të gjithë sipërfaqen e brëndshme të mureve është pjesërisht e dëmtuar dhe e mbuluar me shtresa gëlqereje. Është realizuar nga piktorë anonimë në gjysmën e parë të shek XIV. Kisha e Shën Triadhës në Berat përbën në vetvete një monument të arrirë me tërë tiparet e arkitekturës byzantine, një mbishkrim i cunguar në portën jugore të narteksit ruan emrin “Kir Andronik Paleolog”.

 Kisha e Shën Meri Vllahernës

Kisha e Shën Mërisë së Vllahernës është më e vjetra ndër kishat që ruhen ende sot në qytetin mesjetar të Beratit. Pozicionohet në një terren të pjerrët në anën perëndimore të kalasë. Planimetria e kishës ka pësuar shumë ndërhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shek. XIII. Teknika Bizantine Kluazonazh. Ripikturuar në vitin 1578 nga Nikolla, biri i Onufrit. Sipërfaqja e përgjithshme e freskut është 168.7 m2. Sipërfaqja e gjendjes ekzistuese e afreskut 126.2 m2.

Nga të cilat: 50% në gjendje të mire 30 % “ mesatare 20% Emergjente

Kisha e Shën Todrit

Ndërtimi i hershëm paleokristian shek. VI. Faza e dytë i përket shek. XI. Faza e sotme shek. XVI Pikturuar nga Onufri në vitin 1555. Sipërfaqja e freskut është 13.2 m2 dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Kisha e Shën Todrit

Ndodhet në brendësi të rrethimit të kalasë së Beratit, përgjatë itinerarit turistik që të çon në muzeun Onufri. Brendësia e kishës është modeste, ku nuk kemi prezencë ose gjurmë afresku. Gjithashtu, kisha është e rrethuar përqark nga një mur jo shumë i lartë që e ndan nga rrugicat dhe shtëpitë karakteristike aty pranë  Ndërtimi i hershëm paleokristian shekulli VI. Faza e dytë shek.XI. Faza e sotme shekulli XVI. Pikturuar nga Onufri 1555. Sipërfaqja e freskët është 13.2 m2.

SHKARKO APP