3 gola për 8 minuta, Barcelona fiton me përmbysje spektakolare ndaj Celta-s (VIDEO)

Barcelona ka arritur një fitore të çmendur 3-2 ndaj Celta Vigos, në duelin e vlefshëm për javën e 6-të në La Liga. Celta Vigo shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen katalane, për të zhbllokuar rezultatin me Larsen në minutën e 19-të.

Miqtë humbën disa mundësi të mira për të shënuar golin e dytë. Në fundin e ndeshjes, Barcelona u rikthye në lojë me golin e Robert Lewandowskit, që lëshoi një parabolë e cila e kaloi vijën fatale pasi u përplas në traversë.

Në të 85-tën, bomberi polak barazoi rezultatin me golin e dytë personal, këtë herë i shërbyer nga Joao Cancelo. Gjithsesi emocionet nuk mbaruan këtu pasi Cancelo realizoi golin e përmbysjes së madhe, pas një asisti nga Gavi. Ekipi katalanas merr përkohësisht kreun me 16 pikë, po aq sa Girona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?