Rama uron shqiptarët në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim te brezat që vijnë
Me rastin e festës kombëtare të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët në rrjetet sociale.
Në një video të shpërndarë online, Rama thekson rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të gjuhës shqipe tek brezat e ardhshëm.
“MIRËMËNGJES dhe gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,” shkruan ai në postimin e tij.
Gjithashtu, sot pritet të prezantohet drafti i parë i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Ky projekt i rëndësishëm do të jetë fillimisht i aksesueshëm online dhe pritet të botohet në formë të printuar në fillim të vitit 2025.