Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prezantohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, ministrja Manastirliu: Mburojë për pastërtinë e shqipes

Aktualitet E premte, 22 Nëntor 2024 11:45
Prezantohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, ministrja Manastirliu: Mburojë për pastërtinë e shqipes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ishte sot e pranishme në paraqitjen e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” të cilin e cilësoi frut të një pune të gjatë, të kujdesshme dhe të palodhur nga studiues, leksikografë dhe gjuhëtarë shqiptarë, te drejtuar nga Akademia e Shkencave.

Në fjalën e mbajtur në ditën e e dytë të punimeve të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, që u zhvillua në Tiranë, Manastirliu tha se “Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është një ditë e rëndësishme historike dhe kulturore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 7 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 7 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 10 orësh

“Sot, në datën 22 nëntor, kujtojmë një prej momenteve më domethënëse të historisë sonë kombëtare, “Kongresin e Manastirit*, ngjarjen që vendosi alfabetin e gjuhës sonë amtare dhe hodhi themelet e një bashkimi kulturor e kombëtar. Kongresi i Manastirit, mbajtur më 1908, ishte një akt vizionar i Rilindjes Kombëtare, një shprehje e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe për të forcuar lidhjet mes nesh si komb. Sot, 116 vite më pas, ne vijojmë të përmbushim atë mision përmes veprave të tilla si ky Fjalori i Madh i Shqipes që po prezantojmë sot, një monument gjuhësor, shkencor dhe kulturor që i shton një faqe të re historisë sonë gjuhësore”, tha ministrja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ai është më shumë se një thesar fjalësh. Është një inventar i kulturës sonë shprehimore dhe një dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë.
Me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”, tha ajo.

Sipas saj, në një kohë kur globalizimi dhe digjitalizimi ndikojnë thellësisht në kulturat dhe gjuhët e botës, ky fjalor është një mburojë për ruajtjen e pastërtisë dhe pasurisë së gjuhës shqipe.

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe është një gur themeli i kësaj përpjekjeje të pandërprerë. Ai ruan dhe zhvillon atë që Rilindasit e quajtën “fjala e lirë shqiptare,” një mision që sot ka marrë përmasa të reja në shërbim të brezave që do të vijnë. Krijimi i këtij fjalori është rezultat i dekadash pune nga një ekip i përkushtuar studiuesish që kanë përmbledhur jo vetëm leksikun e përditshëm të shqipes, por edhe forma të rralla, dialekte dhe nuanca historike të saj. Ky fjalor nuk është vetëm një mjet për komunikim, por edhe një burim për hulumtime të mëtejshme shkencore, një udhërrëfyes për mësimdhënien dhe një ndihmës për ruajtjen e identitetit tonë në kohë sfidash”, deklaroi ministrja.

Ajo tha se, ky kuvend dhe ky fjalor janë një dëshmi se si gjuhëtarët, studiuesit dhe institucioni ynë akademik mund të bashkohen për të krijuar diçka që do të lërë gjurmë në brezat e ardhshëm. Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe është një monument i së shkuarës, një udhërrëfyes për të tashmen dhe një shpresë për të ardhmen.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 6 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 7 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 7 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 7 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 10 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 11 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 8 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 10 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.