Moti i keq përfshin Shkodrën, Benet Beci: Bllokohet aksi Prekal-Kir

Moti i keq ka përfshirë qarkun e Shkodrës, teksa janë krijuar dhe problemet e para në infrastrukturë. Kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet.

Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?