Digjitalizimi i shërbimeve, 307 mijë orë të kursyera për tatimpaguesit dhe qytetarët në janar
Digjitalizimi i shërbimeve tatimore ka sjellë rezultate konkrete dhe të matshme.
Vetëm gjatë janarit 2026, nga përdorimi i 5 shërbimeve më të kërkuara në platformën e-Albania, janë kursyer rreth 307 mijë orë për tatimpaguesit dhe qytetarët, sipas Ministrisë së Financave. Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjektet: 158 386; vërtetime page 111 751; vërtetim për pagim detyrimesh 20 582; vërtetim xhiro për tre vitet e fundit 11 547; vërtetim për individë të paregjistruar 4312.
Rritja e vazhdueshme e përdorimit të këtyre shërbimeve online të ofruara nga Administrata Tatimore dëshmon besimin e bizneseve dhe individëve në efikasitetin, shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ato ofrojnë.
Administrata Tatimore vijon të fokusohet në ndërtimin e një administrate moderne dhe efikase, që e vlerëson kohën e biznesit dhe qytetarëve si një aset të çmuar.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

