Rifillon qarkullimi në tunelin e Llogorasë pas aksidentit të rëndë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka rifilluar qarkullimi në tunelin e Llogorasë, i cili u bllokua përkohësisht pas një aksidenti mes dy automjeteve. Pas aksidentit në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur menaxhimin e situatës dhe rikthimin e shpejtë të qarkullimit.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Tuneli ka një shpejtësi rreth 80 km në orë. Ai shkurton distancën nga Dukati në Palasë nga 40-45 minuta në vetëm 7-8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ilir Alimehmeti 1544 (52.6%)
Florjan Binaj 588 (20%)
Agron Shehaj 803 (27.4%)

Vota totale: 2935