Ikën nga salla pak përpara mbajtjes 1 minutë heshtje për Rexhep Qosjan, Bido: Deputetët e PD nuk e dinin pse ikën

Deputetët e PD-së u larguan mbrëmjen e së enjtes nga salla e parlamentit pak përpara se të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Shkak u bë përjashtimi i demokratit Luçiano Boçi nga salla pasi bllokoi foltoren e Kuvendit duke kërkuar të merrte fjalën jashtë rendi.

Deputeti i PS-së, Ardit Bido tha se pas daljes nga salla, deputetët e PD-së filluan të debatonin me njëri-tjetrin jashtë duke i kërkuar llogari drejtuesit të grupit për braktisjen e seancës. Bido e konsideron të akt një mungesë totale respekti ndaj figurës së Rexhep Qosjas.

”Nuk mund të mos komentoj një akt që është i shëmtuar që ndodhi pak më parë ku kolegët e opozitës ikën nga salla, dukshëm të paqartë se për çfarë ikën. Kush rasti jashtë, e pa teksa debatonin ku pjesa më e madhe kërkonte llogari nga drejtuesit e grupi parlamentar se përse ikën në atë formë nga salla dhe kjo ndodhi vetë pak minuta përpara sesa të çoheshim dhe të mbanim 1 minutë heshtje për një prej figurave më të larta të kombit shqiptar, siç është Rexhep Qosja”, tha ndër të tjera Bido.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?