Gjyqi për korrupsion, dëshmia e Netanyahu-t anulohet një orë para seancës dëgjimore

Dëshmia e kryeministrit Benjamin Netanyahu në gjyqin për korrupsion, e planifikuar për sot pas një pushimi të zgjatur për shkak të luftës, u anulua rreth një orë para se të fillonte, raportuan mediat izraelite, duke përmendur arsye sigurie me kërkesë të avokatit të tij Amit Hadad.

Dëshmia është pjesë e gjyqit penal kundër Netanyahu-t, proces i zvarritur vazhdimisht, ku ai pritet të përballet me akuza të shumta për korrupsion, duke përfshirë ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Ditët e fundit kryeministri izraelit ka urdhëruar ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban, pavarësisht se zyrtarisht është në fuqi një armëpushim midis dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet vijnë në një kohë kur Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?