“New York Post”: Një trajtim i ri për kancerin endometrial ka treguar rezultate premtuese në një provë klinike të Fazës 3

Një trajtim i ri për kancerin endometrial ka treguar rezultate premtuese në një provë klinike të Fazës 3, duke ofruar shpresë për pacientet me sëmundje të avancuar ose të përsëritur, sipas “New York Post”.

Kompania farmaceutike “Merck” njoftoi se ilaçi eksperimental “sacituzumab tirumotecan” (sac-TMT) arriti objektivat kryesore të studimit, duke përmirësuar mbijetesën e përgjithshme dhe kohën pa përparim të sëmundjes krahasuar me kimioterapinë standarde.

Sipas kompanisë, studimi global “TroFuse-005” është prova e parë klinike e Fazës 3 që demonstron përmirësim statistikisht, domethënës të mbijetesës tek pacientet me kancer endometrial, pas trajtimit me kimioterapi dhe imunoterapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajtimi i ri i përket kategorisë së terapive të synuara “terapi e kombinuar antitrup–ilaç” (ADC), të cilat dërgojnë ilaçin drejtpërdrejt te qelizat tumorale duke kufizuar dëmtimin e indeve të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në studim u përfshinë 776 paciente, ndërsa rezultatet treguan përmirësim klinikisht domethënës tek ata, që morën sac-TMT në krahasim me trajtimet standarde të zgjedhura nga mjekët.

Ekspertët vlerësuan se ky studim mund të plotësojë një nevojë urgjente, për opsione të reja trajtimi, në një kohë kur rastet dhe vdekshmëria nga kanceri endometrial janë në rritje në nivel global.

Studimi u zhvillua në kuadër të provës globale klinike të Fazës 3 “TroFuse-005”, e koordinuar nga kompania farmaceutike “Merck” në bashkëpunim me kompaninë kineze “Kelun-Biotech”.

Studimi u udhëhoq nga Dr. Domenica Lorusso, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universiteti Humanitas, në Milano dhe në Spitalin Humanitas “San Pio X”, në Milano. //a.i/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?