Reagon sërish Kryeministri Rama: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve.

“Dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkroi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga protesta e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?